Eksperimenti klasik përmbante një gyp me gaz në shtypje të ulët me tri elektroda : një katodë që transmetonte elektrone,një rrjete përshpejtuese dhe një anodë. Anoda mbahej në një tension shumë të vogël negativ në krahasim me rrjetën, kështu që elektronet duhet te kenë energji të mjaftueshme kinetike që ta arrijnë pasi që ta kalojnë rrjetën. Instrumente u përdoren që të masin rrymën që kalonte në mes elektrodave dhe që të rregullohet diferenca e potencialit në mes të katodës dhe dhe rrjetës përshpejtuese.Në diferenca të vogla të potencialit deri në 4,9 volt kur gypi përmbante merkur në gjendje të avullit, rryma në gyp rritej njëtrajtësisht me rritjen me rritjen e diferencës së potencialit. Sa më i madh tensioni aq më e madhe fusha elektrike në gyp kështu që elektronet tërhiqeshin me më vrull nga rrjeta deri ne anodë.Në tension 4,9 volt rryma bie drastikisht gati ne zero.Rryma rritet prapë njëtrajtësisht me rritjen e mëtejshme të tensionit, deri kur tensioni shkon në 9,8 volt.Në tension 9,8 volt një lakore e ngjashme formohet.Kjo seri e harqeve në rrymë, duke filluar nga 4,9 V, vazhdon deri ne tensione së paku 100V.





